Rusia aplikon për regjistrimin e vaksinës Sputnik V në BE - Gazeta Express
string(57) "rusia-aplikon-per-regjistrimin-e-vaksines-sputnik-v-ne-be"

Rusia aplikon për regjistrimin e vaksinës Sputnik V në BE

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:48

Fondi Sovran i Pasurisë në Rusi ka aplikuar për regjistrim të vaksinës ruse kundër koronavirusit, “Sputnik V”, dhe pret që vendimi për miratim të shqyrtohet në shkurt.

Kjo lëvizje pritet ta afrojë edhe më shumë vaksinën ruse ndaj përhapjes në mbarë botën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Autoritetet ruse njoftuan se ekipet mjekësore të këtij vendi dhe ekipet mjekësore të Agjencisë Mjekësore Evropiane e kanë kryer rivlerësimin e vaksinës Sputnik V më 19 janar.

Sipas këtyre autoriteteve, të dhënat e marra nga rivlerësimi tregojnë që Agjencia Mjekësore Evropiane do të vendosë për miratimin e vaksinës Sputnik V për BE.

Sidoqoftë, shkencëtarët ndërkombëtarë më parë kanë hedhur dyshime rreth efikasitetit të kësaj vaksine, duke thënë se ajo nuk u është nënshtruar testeve masive para se të autorizohet për përdorim.

Rusia në muajin gusht të vitit të kaluar u bë shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër sëmundjes së re. Presidenti Putin ka dhënë urdhër për fillimin e vaksinimit masiv të popullsisë, sipas grupeve me prioritet.