Rushiti për përdhunimet në luftë: Viktimat po vdesin, të mos vonohet drejtësia


Gazeta Express
21 Maj 2019 23:26

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se sa më shumë që të vonohet një proces ku dënohen të dyshuarit për dhunimin e femrave kosovare gjatë luftës, aq më keq do të jetë për viktimat.

 “Çdo vonesë shkakton dëm te viktimat. Ato po vdesin, po plaken, po demotivohen për të hyrë në proces. Dhe kjo është njëfarë drejtësie e mohuar”, është shprehur Rushiti në RTK.

Rushi ka thënë se ajo dhe organizata që drejton është në mbështetje të nismës së Kosovës për tribunal, por ka thënë se Kosova aktualisht është në një pozicion të pavolitshëm.

“Kosova politikisht është në pozicion të pavolitshëm në raport me OKB-në”, ka thënë Rushiti, duke kujtuar se si edhe pas kontakteve me mekanizma të OKB-së, rasti i Kosovës ishte lënë jashtë në raportin e mëhershëm.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart