Rudina Hajdari: Sistemi zgjedhor duhet vendosur me referendum nga shqiptarët - Gazeta Express
string(75) "rudina-hajdari-sistemi-zgjedhor-duhet-vendosur-me-referendum-nga-shqiptaret"

Rudina Hajdari: Sistemi zgjedhor duhet vendosur me referendum nga shqiptarët

Gazeta Express

29/01/2020 21:18

Rudina Hajdari ka artikuluar idenë e një referendumi për të zgjidhur çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Në një intervistë për Report tv, Hajdari thotë se afati për të arritur në një akord për reformën zgjedhore është i shkurtër, por përtej kohës të gjithë duhet të jenë të qartë që duhet një ndryshim i sistemit dhe hapja e listave në zgjedhje.

Lexo Edhe:

 “Nëse ne kërkojmë një ndryshim në sistem mendoj se do ishte e udhës të kishim një mënyrë ose mjeti që t’i drejtoheshim qytetarëve nëpërmjet një referendumi nëse do të ndryshojmë sistemin dhe cili është sistemi i duhur për shqiptarët sot. Nëse opozita parlamentare kërkon hapjen e listave a do ishte kjo një zgjedhje e duhur për qytetarët, pse jo mos ta vendosin qytetarët vet duke i shtruar këtë pyetje me referendum. Çështja e referendumit ka të bëjë dhe me disa probleme administrative, mënyra si ushtrohet, organizohet, merret vendimi. Duhen disa ndryshime në mënyrën si ky proces bëhet. Duhen disa ndryshime në mënyrën si ky proces bëhet.

Data 15 mars po afron dhe ka disa tema dhe çështje që do të trajtohen në këtë tryezë. Gjithsesi sistemi zgjedhor është një nga temat më të rëndësishme që duhet të trajtohet patjetër sepse kemi propozime konkrete që kanë ardhur në Komision. Besoj është e udhës që deri në datën 10 mars të kemi një ide të qartë nëse do kemi ndryshim të sistemit kur bëhet fjalë për hapjen e listave sepse ndarja administrative është diçka tjetër”, tha Hajdari.