Rudina Hajdari kundër Skënder Gjinushit: Zbaton me ‘ush’ ato që sheh në ëndërr shefi


load
Gazeta Express
19 Maj 2019 12:34

Deputetja demokrate Rudina Hajdari shprehet kundër zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave me vetëm një kandidat. Në një linjë me liderin demokrat Lulzim Basha, Hajdari thotë se kjo është një tjetër lëvizje e partisë për të përmbushur etjen për pushtet.

Ajo shprehet se i vjen keq për Akademik Artan Fugënqë përpiqet të përqasë metodologji postmoderniste të modelit francez me persona të dalë boje.

“Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”, shkruan Hajdari.

Te fundit


Kthehu lart