Rudina Hajdari kryen homazhet, përkulet para bustit të të atit dhe jep këtë mesazh për shqiptarët


Gazeta Express
12 Shtator 2019 12:31

21 vit pas vdekjes së të atit, sot Rudina Hajdari shkon në përkujtimoren e Azem Hajdarit si deputete dhe pasi kryen homazhet, shprehet se edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, sërish Shqipëria mbetet e mbërthyer nga kriza.

Ja se çfarë shkruan vajza e Azem Hajdarit në këtë 21 vjetor të vdekjes së tij.

Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane.

Te fundit


Kthehu lart