Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hjdari i kërkoi kolegëve të saj në opozitën parlamentare të bojkotojnë çdo seancë dhe çdo mbledhje derisa të shqyrtohet drafti i tyre.
Hajdari u shpreh e vendosur se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura. Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar që ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.
“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre.
Drafti i PS është hileqar. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Duhet të kemi një parlament që është më i përgjegjshëm dhe kushdo të jetë kryeministër do kemi mundësi të uli korrupsionin. Nuk ka asnjë cm pas dhe ftoj kolegët që të shqyrtohet propozimi jonë”, tha Hajdari.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...