Rudiger kërkon 55 milionë - Gazeta Express
string(25) "rudiger-kerkon-55-milione"

Rudiger kërkon 55 milionë

Sport

Gazeta Express

21/01/2022 8:58

55 milionë euro pagë për katër vjet dhe bonuse, është shuma që qendërmbrojtësi kërkon për të rinovuar me Chelsean ose kudo që të transferohet

Antonio Rüdiger e ka ndarë mendjen.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë është i vendosur që nga situata që është krijuar, të nxjerrë një kontratë të majme, që do të ishte ndoshta e fundit për vitet që ka.

Raportohet se 28-vjeçari dëshiron të rinvojë me Chelsean, por vetëm nëse plotësohet kërkesa e tij që është 55 milionë euro për katër vite, shumë që përfshin pagën dhe bonuse.

Nëse Chelsea refuzon diçka të tillë, gjë që tani për tani po e bën pasi kanë ngecur bisedimet, Rudiger një gjë të tillë do të tentojë të nxjerrë edhe nga klubet që mund ta marrin falas gjatë verës.

Man United, Juventus, PSG, Real, Bayern – të gjitha këto klube janë lidhur me mbrojtësin gjerman që ua ka bërë të qartë se s’dëshiron të flasë nën shifrën e 55 milionë eurove. /Gazeta Express/