Ruçi i kërkoi kandidat për kreun e KLSH, reagon Presidenca - Gazeta Express
string(57) "ruci-i-kerkoi-kandidat-per-kreun-e-klsh-reagon-presidenca"

Gazeta Express

02/06/2020 12:14

Ruçi i kërkoi kandidat për kreun e KLSH, reagon Presidenca

Gazeta Express

02/06/2020 12:14

Pas letrës së kreut të Kuvendit drejtuar Metës për propozimin e një emri për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka ardhur reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, me anë të një reagimi në rrjetin social, ka shkruar se Kuvendit i janë propozuar tre kandidatë dinjitozë dhe të kualifikuar, për të mbajtur postin e kreut të KLSH-së.

Lexo Edhe:

Blushi shkruan se Presidenti do të përmbushë gjithmonë detyrimet e tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, shkruan Blushi.