Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka uruar kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për fitoren në zgjedhjet parlamentare, të cilat ky vend i mbajti të dielën, sikurse edhe Kosova.
Rubio tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Pashinyanit në përpjekjet e tij.
“Urime Kryeministrit Nikol Pashinyan për rizgjedhjen e partisë së tij. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kryeministrit Pashinyan dhe Armenisë në përpjekjet për paqe, dhe ne jemi të përkushtuar për të çuar përpara objektivat e Samitit Historik të Paqes në Washington, përfshirë zbatimin e Rrugës Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar (TRIPP)”, shkroi kryediplomati amerikan në një postim në X.
“Ne presim me padurim të punojmë së bashku për të sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kaukazin Jugor dhe më gjerë”, shtoi ai.
Congratulations to Prime Minister @NikolPashinyan on his party’s reelection. The United States stands with Prime Minister Pashinyan and Armenia in the pursuit of peace, and we are committed to advancing the goals of the historic Washington Peace Summit, including implementation…
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) June 8, 2026
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...