Gazeta Express https://www.gazetaexpress.com/ LAJMI I FUNDIT Tue, 19 Mar 2024 09:54:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.2 Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës https://www.gazetaexpress.com/parimet-per-ballafaqimin-me-te-kaluaren-ne-kontekstin-e-kosoves-2/ Tue, 19 Mar 2024 09:54:03 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377394

Parathënie: Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën. Ky grup ka nisur një iniciativë të përbashkët për të hartuar dhe aprovuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëzojnë akterët politik dhe publik se si të trajtojnë viktimat, të mbijetuarit/at, të kaluarën e dhimbshme dhe narrativat historike. Kjo nismë synon të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit dhe do të shërbejë si një dokument referues, ku secili/a që shkel parimet e tij/saj duhet të mbahet moralisht përgjegjës.

Preambula

Duke u mbështetur në punën shumëvjeçare dhe në bazë të përgjegjësisë sonë etike, humane dhe profesionale për të promovuar një qasje konstruktive, të kujdesshme dhe kritike ndaj të kaluarës që ndihmon në arritjen e shërimit, paqes dhe pajtimit;

Të vendosur/a për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve/ave të së kaluarës sonë të dhimbshme dhe të vendosur për të vepruar në çdo kohë në interesin e tyre më të mirë;

Të shqetësuar/a nga keqtrajtimi (i qëllimshëm ose i paqëllimshëm) i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe keqpërdorimi e keqinterpretimet e së kaluarës; si dhe duke vënë në pah mundësinë që konfliktet të acarohen më tej nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme të akterëve politik dhe publik;

Të vetëdijshëm/me për ndikimin e dëmshëm dhe negativ që këto deklarata ose veprime kanë mbi viktimat, të mbijetuarit/at dhe proceset e përgjithshme të Ballafaqimit me të Kaluarën në Kosovë;

Duke nënvizuar nevojën për një kornizë referuese për 'Ballafaqimin me të Kaluarën' që duhet të përdoret nga akterët politik dhe publik;

NE,
Angazhohemi që t’i zbatojmë këto parime dhe t’i respektojmë vlerat dhe ndjenjat që ato mishërojnë për të siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit/at të mos dëmtohen dhe se veprimet tona për ballafaqim me të kaluarën do të kontribuojnë në procesin e shërimit dhe pajtimit;

U bëjmë thirrje akterëve politik dhe publik të respektojnë këto parime dhe të respektojnë vlerat që ato mishërojnë; ne e bëjmë këtë në pritje që viktimat dhe të mbijetuarit/at të mos dëmtohen dhe të parandalojmë dominimin e narracioneve të njëanshme;

Inkurajojmë akterët politik dhe publik të veprojnë me kujdes, profesionalizëm dhe transparencë në diskursin dhe veprimet e tyre në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën;

Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës

1) Viktimat dhe të mbijetuarit/at e konfliktit të armatosur duhet të trajtohen me integritet dhe dinjitet

Shoqëria duhet të pranojë vuajtjet e viktimave dhe t'i trajtojë me respekt dhe dinjitet. Stigma dhe paragjykimet e dëmshme duhet të kundërshtohen në të gjitha nivelet. Kjo është thelbësore për të mbështetur viktimat në riintegrimin e tyre në shoqëri. Shoqëria në Kosovë duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë gratë, burrat dhe fëmijët që kanë vujatur gjatë konfliktit. Përmes përfshirjes së tyre në shoqëri, përvojat e tyre njihen dhe respektohen.

2) Viktimat dhe të mbijetuarit/at duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve dhe diskursit publik të BmK

Të gjitha nismat e Ballafaqimit me të Kaluarën, formale dhe joformale, jo vetëm që duhet t’i përfshijnë viktimat dhe të mbijetuarit/at, por duhet t'i vendosin në qendër të procesit. Kontributi dhe fuqizimi i viktimave dhe të mbijetuarve/ave është vendimtar në të gjitha aktivitetet e ballafaqimit me të kaluarën. Pa pjesëmarrjen e tyre, proceset e ballafaqimit me të kaluarën nuk mund të jenë plotësisht të suksesshme.

3) Identiteti i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe familjarëve të tyre duhet të mbrohet

Duhet siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit/at mbrohen në mënyrë efektive nga stigma, frikësimi dhe presionet që mund të pësojnë. Nuk duhet të ketë zbulim publik të identitetit të viktimave dhe të mbijetuarve/ave, as familjarëve të tyre, përveç nëse ata/ato japin pëlqimin e tyre. Privatësia e tyre duhet të mbrohet plotësisht dhe të respektohet në çdo mënyrë.

4) Barazia, gjithëpërfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë

Përfshirja e viktimave dhe të mbijetuarve/ave shpesh bazohet në gjininë, moshën, përkatësinë etnike ose racën. Për të arritur pajtimin, shoqëria në Kosovë duhet të krijojë një qëndrim të përbashkët që individët të tregojnë njohje, respekt dhe pranim të ndërsjellë, si dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe interesave të palës tjetër.

5) Qasja e bazuar në gjini duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve të BmK

Një qasje e bazuar në gjini duhet të ndërtohet në themel të të gjitha nismave të Ballafaqimit me të Kaluarën. Ata/o që kanë mandat dhe mision për të punuar me gra dhe burra që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, duhet të synojnë të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e tyre. Stigma ndaj të mbijetuarve/ave të dhunës seksuale nga konflikti duhet të kundërshtohet në të gjitha mënyrat e mundshme.

6) Personat që janë dënuar për krime në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë pozita publike ose të trajtohen si heronj kombëtarë

E drejta për garantimin e mos-përsëritjes, si shtylla e katërt e Ballafaqimit me të Kaluarën, thotë se ata/o që janë të dënuar për krime lufte në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë asnjë detyrë institucionale, as nuk duhet të kenë qasje në informacione të ndjeshme në lidhje me sigurinë shtetërore dhe publike. Trajtimi i të dënuarve për krime lufte si heronj cenon dinjitetin e viktimave dhe të mbijetuarve/ave. Për më tepër, lavdërimi dhe mbajtja e të dënuarve për krime lufte në një pozicion publik do të dëmtonte seriozisht procesin e rivendosjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, veçanërisht për komunitetin e viktimave. Në një afat më të gjatë, lavdërimi i të dënuarve për krime lufte do të shtrembëronte narrativat historike për brezat e ardhshëm.

7) Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet të atribuohen kolektivisht

Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t'i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Përderisa është e rëndësishme të luftohet mosndëshkueshmëria dhe të kërkohet drejtësi për viktimat përmes gjykimeve penale për t'i mbajtur ata persona përgjegjës për krimet e ndodhura, është po ashtu e papranueshme që të fajësohen pjesë të caktuara të një grupi apo bashkësie etnike për këto krime. Përgjegjësia penale është individuale, prandaj, vetëm individi mund të ndiqet penalisht. Atribuimi i krimeve të luftës në mënyrë kolektive ndaj një grupi ose etnie do të parandalojë procesin e vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe do të pengojë procesin e pajtimit. Nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga një komb i tërë nëse qeveria e tij urdhëroi akterë shtetëror dhe jo-shtetëror të kryejnë krime lufte kundër civilëve të paarmatosur.

8) Diskursi publik mbi BmK duhet të jetë i bazuar në prova

Diskursi publik i përdorur në kontekstin e Ballafaqimit me të Kaluarën duhet të bazohet ekskluzivisht në prova dhe informacion të verifikuar. Çdo pretendim apo supozim i gabuar ose lajm i rremë mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Kjo mund të çojë në keqinterpretime të së kaluarës, mohim të krimeve ose akuza të pabaza. Gjithashtu, kjo do të përkeqësojë më tej tensionet dhe ndjenjat negative midis anëtarëve të një bashkësie ose ndërmjet bashkësive. Prandaj, informacionet që kanë të bëjnë me konfliktin, viktimat dhe dëmet në veçanti, duhet të verifikohen para se të bëhen publike.

9) Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel

Gjuha e urrejtjes është kërcënim për të drejtat e njeriut, vlerat demokratike, stabilitetin shoqëror dhe paqen. Prandaj, ajo duhet të kundërshtohet në të gjitha nivelet. Kundërshtimi i gjuhës së urrejtjes nuk shkon kundër lirisë së shprehjes. Përkundrazi, heshtja mund të tregojë indiferencën ndaj fanatizmit dhe jotolerancës. Gjuha e urrejtjes mund të përshkallëzohet në diçka më të rrezikshme, veçanërisht në nxitje të diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës, e cila është e ndaluar në bazë të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

10) Identiteti i dëshmitarëve duhet të mbrohet

Shoqëria kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj rreziqeve të zbulimit të identitetit të dëshmitarëve në rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Masat mbrojtëse (afirmuese dhe ligjore) duhet të synojnë të kufizojnë ekspozimin e dëshmitarit ndaj kërcënimeve të mundshme dhe duhet të sigurojnë veprime të duhura (përshtatshme) ndaj kërcënimeve të jashtme.

Projekti “Dekonstruktimi i Parimeve për Ballafaqim me të Kaluarën për të rinjtë dhe gratë në Kosovë” zbatohet nga Integra dhe financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë përmes UNDP-së në Kosovë.

The post Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

]]>

Parathënie: Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën. Ky grup ka nisur një iniciativë të përbashkët për të hartuar dhe aprovuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëzojnë akterët politik dhe publik se si të trajtojnë viktimat, të mbijetuarit/at, të kaluarën e dhimbshme dhe narrativat historike. Kjo nismë synon të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit dhe do të shërbejë si një dokument referues, ku secili/a që shkel parimet e tij/saj duhet të mbahet moralisht përgjegjës. Preambula Duke u mbështetur në punën shumëvjeçare dhe në bazë të përgjegjësisë sonë etike, humane dhe profesionale për të promovuar një qasje konstruktive, të kujdesshme dhe kritike ndaj të kaluarës që ndihmon në arritjen e shërimit, paqes dhe pajtimit; Të vendosur/a për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve/ave të së kaluarës sonë të dhimbshme dhe të vendosur për të vepruar në çdo kohë në interesin e tyre më të mirë; Të shqetësuar/a nga keqtrajtimi (i qëllimshëm ose i paqëllimshëm) i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe keqpërdorimi e keqinterpretimet e së kaluarës; si dhe duke vënë në pah mundësinë që konfliktet të acarohen më tej nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme të akterëve politik dhe publik; Të vetëdijshëm/me për ndikimin e dëmshëm dhe negativ që këto deklarata ose veprime kanë mbi viktimat, të mbijetuarit/at dhe proceset e përgjithshme të Ballafaqimit me të Kaluarën në Kosovë; Duke nënvizuar nevojën për një kornizë referuese për 'Ballafaqimin me të Kaluarën' që duhet të përdoret nga akterët politik dhe publik; NE, Angazhohemi që t’i zbatojmë këto parime dhe t’i respektojmë vlerat dhe ndjenjat që ato mishërojnë për të siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit/at të mos dëmtohen dhe se veprimet tona për ballafaqim me të kaluarën do të kontribuojnë në procesin e shërimit dhe pajtimit; U bëjmë thirrje akterëve politik dhe publik të respektojnë këto parime dhe të respektojnë vlerat që ato mishërojnë; ne e bëjmë këtë në pritje që viktimat dhe të mbijetuarit/at të mos dëmtohen dhe të parandalojmë dominimin e narracioneve të njëanshme; Inkurajojmë akterët politik dhe publik të veprojnë me kujdes, profesionalizëm dhe transparencë në diskursin dhe veprimet e tyre në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën; Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës 1) Viktimat dhe të mbijetuarit/at e konfliktit të armatosur duhet të trajtohen me integritet dhe dinjitet Shoqëria duhet të pranojë vuajtjet e viktimave dhe t'i trajtojë me respekt dhe dinjitet. Stigma dhe paragjykimet e dëmshme duhet të kundërshtohen në të gjitha nivelet. Kjo është thelbësore për të mbështetur viktimat në riintegrimin e tyre në shoqëri. Shoqëria në Kosovë duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë gratë, burrat dhe fëmijët që kanë vujatur gjatë konfliktit. Përmes përfshirjes së tyre në shoqëri, përvojat e tyre njihen dhe respektohen. 2) Viktimat dhe të mbijetuarit/at duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve dhe diskursit publik të BmK Të gjitha nismat e Ballafaqimit me të Kaluarën, formale dhe joformale, jo vetëm që duhet t’i përfshijnë viktimat dhe të mbijetuarit/at, por duhet t'i vendosin në qendër të procesit. Kontributi dhe fuqizimi i viktimave dhe të mbijetuarve/ave është vendimtar në të gjitha aktivitetet e ballafaqimit me të kaluarën. Pa pjesëmarrjen e tyre, proceset e ballafaqimit me të kaluarën nuk mund të jenë plotësisht të suksesshme. 3) Identiteti i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe familjarëve të tyre duhet të mbrohet Duhet siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit/at mbrohen në mënyrë efektive nga stigma, frikësimi dhe presionet që mund të pësojnë. Nuk duhet të ketë zbulim publik të identitetit të viktimave dhe të mbijetuarve/ave, as familjarëve të tyre, përveç nëse ata/ato japin pëlqimin e tyre. Privatësia e tyre duhet të mbrohet plotësisht dhe të respektohet në çdo mënyrë. 4) Barazia, gjithëpërfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë Përfshirja e viktimave dhe të mbijetuarve/ave shpesh bazohet në gjininë, moshën, përkatësinë etnike ose racën. Për të arritur pajtimin, shoqëria në Kosovë duhet të krijojë një qëndrim të përbashkët që individët të tregojnë njohje, respekt dhe pranim të ndërsjellë, si dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe interesave të palës tjetër. 5) Qasja e bazuar në gjini duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve të BmK Një qasje e bazuar në gjini duhet të ndërtohet në themel të të gjitha nismave të Ballafaqimit me të Kaluarën. Ata/o që kanë mandat dhe mision për të punuar me gra dhe burra që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, duhet të synojnë të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e tyre. Stigma ndaj të mbijetuarve/ave të dhunës seksuale nga konflikti duhet të kundërshtohet në të gjitha mënyrat e mundshme. 6) Personat që janë dënuar për krime në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë pozita publike ose të trajtohen si heronj kombëtarë E drejta për garantimin e mos-përsëritjes, si shtylla e katërt e Ballafaqimit me të Kaluarën, thotë se ata/o që janë të dënuar për krime lufte në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë asnjë detyrë institucionale, as nuk duhet të kenë qasje në informacione të ndjeshme në lidhje me sigurinë shtetërore dhe publike. Trajtimi i të dënuarve për krime lufte si heronj cenon dinjitetin e viktimave dhe të mbijetuarve/ave. Për më tepër, lavdërimi dhe mbajtja e të dënuarve për krime lufte në një pozicion publik do të dëmtonte seriozisht procesin e rivendosjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, veçanërisht për komunitetin e viktimave. Në një afat më të gjatë, lavdërimi i të dënuarve për krime lufte do të shtrembëronte narrativat historike për brezat e ardhshëm. 7) Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet të atribuohen kolektivisht Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t'i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Përderisa është e rëndësishme të luftohet mosndëshkueshmëria dhe të kërkohet drejtësi për viktimat përmes gjykimeve penale për t'i mbajtur ata persona përgjegjës për krimet e ndodhura, është po ashtu e papranueshme që të fajësohen pjesë të caktuara të një grupi apo bashkësie etnike për këto krime. Përgjegjësia penale është individuale, prandaj, vetëm individi mund të ndiqet penalisht. Atribuimi i krimeve të luftës në mënyrë kolektive ndaj një grupi ose etnie do të parandalojë procesin e vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe do të pengojë procesin e pajtimit. Nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga një komb i tërë nëse qeveria e tij urdhëroi akterë shtetëror dhe jo-shtetëror të kryejnë krime lufte kundër civilëve të paarmatosur. 8) Diskursi publik mbi BmK duhet të jetë i bazuar në prova Diskursi publik i përdorur në kontekstin e Ballafaqimit me të Kaluarën duhet të bazohet ekskluzivisht në prova dhe informacion të verifikuar. Çdo pretendim apo supozim i gabuar ose lajm i rremë mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Kjo mund të çojë në keqinterpretime të së kaluarës, mohim të krimeve ose akuza të pabaza. Gjithashtu, kjo do të përkeqësojë më tej tensionet dhe ndjenjat negative midis anëtarëve të një bashkësie ose ndërmjet bashkësive. Prandaj, informacionet që kanë të bëjnë me konfliktin, viktimat dhe dëmet në veçanti, duhet të verifikohen para se të bëhen publike. 9) Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel Gjuha e urrejtjes është kërcënim për të drejtat e njeriut, vlerat demokratike, stabilitetin shoqëror dhe paqen. Prandaj, ajo duhet të kundërshtohet në të gjitha nivelet. Kundërshtimi i gjuhës së urrejtjes nuk shkon kundër lirisë së shprehjes. Përkundrazi, heshtja mund të tregojë indiferencën ndaj fanatizmit dhe jotolerancës. Gjuha e urrejtjes mund të përshkallëzohet në diçka më të rrezikshme, veçanërisht në nxitje të diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës, e cila është e ndaluar në bazë të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. 10) Identiteti i dëshmitarëve duhet të mbrohet Shoqëria kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj rreziqeve të zbulimit të identitetit të dëshmitarëve në rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Masat mbrojtëse (afirmuese dhe ligjore) duhet të synojnë të kufizojnë ekspozimin e dëshmitarit ndaj kërcënimeve të mundshme dhe duhet të sigurojnë veprime të duhura (përshtatshme) ndaj kërcënimeve të jashtme. Projekti “Dekonstruktimi i Parimeve për Ballafaqim me të Kaluarën për të rinjtë dhe gratë në Kosovë” zbatohet nga Integra dhe financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë përmes UNDP-së në Kosovë.

The post Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

]]>
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK: U thirra për çështjen CEZ-DIA https://www.gazetaexpress.com/ish-ministri-i-drejtesise-nasip-naco-paraqitet-ne-spak-u-thirra-per-ceshtjen-cez-dia/ Tue, 19 Mar 2024 09:53:12 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377393

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është paraqitur në SPAK.

Nasip Naço tha para medieve se u thirr në SPAK për çështjen CEZ-DIA. Aktualisht Nasip Naço është kryetar i Komisionit të Sigurisë.

The post Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK: U thirra për çështjen CEZ-DIA appeared first on Gazeta Express.

Kërcënimet e Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në e SHBA-në https://www.gazetaexpress.com/kercenimet-e-vuciqit-reagon-sanduloviq-kam-paralajmeruar-be-ne-e-shba-ne/ Tue, 19 Mar 2024 09:51:39 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377395

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.  Ai në një reagim në “X” ka shkruar se kishte paralajmëruar më parë BE-në dhe SHBA-në se kjo do të ndodhte.

“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan.Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar Sanduloviq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

The post Kërcënimet e Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në e SHBA-në appeared first on Gazeta Express.

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Arben Rugova https://www.gazetaexpress.com/agk-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-gazetarit-arben-rugova/ Tue, 19 Mar 2024 09:46:23 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377385

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit Arben Rugova, i cili së fundi ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova.  Ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera. Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale. AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Për vdekjen e Arben Rugovës ka njoftuar sot familjari i tij Ragip Rugova.  Ai do të varroset të enjten në Plavë të Malit të Zi..

Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972.

The post AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Arben Rugova appeared first on Gazeta Express.

Lionel Messi lëndohet, mungon në dy miqësoret e Argjentinës https://www.gazetaexpress.com/lionel-messi-lendohet-mungon-ne-dy-miqesoret-e-argjentines/ Tue, 19 Mar 2024 09:45:58 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2376916

Kombëtarja e Argjentinës ka marr një lajm të keq para dy miqësoreve të këtij muaji.

Lionel Messi do t’i mungojë kampionëve të botës, pasi ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë.

Kjo është bërë e ditur nga “MLS”, ku publikoi listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin Mars. Në të mungonte mungonte emri i Lionel Messit.

Më 22 mars, kombëtarja argjentinase do të përballen me El Salvadorin në Philadelhpia, kurse katër ditë më pas kundër Costa Rica-s në Los Angeles.

The post Lionel Messi lëndohet, mungon në dy miqësoret e Argjentinës appeared first on Gazeta Express.

Vdekja e ish truprojës së ish presidentit Thaçi, Endrit Thaçi: Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet https://www.gazetaexpress.com/vdekja-e-ish-truprojes-se-ish-presidentit-thaci-endrit-thaci-ishte-i-pandashem-me-babin-plot-30-vjet/ Tue, 19 Mar 2024 09:44:57 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377371

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për vdekjen e ish truprojës së babait të tij, Xhavit Ferizi (Raketa).

Ai në një story në Instagram ka postuar një fotografi të ish- presidentit Thaçi me Raketën.

“Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet. Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes. Do të jetosh përjetësisht në kujtimet tona, Raketë! Prehu në paqe”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Raketa ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

https://www.gazetaexpress.com/vdes-xhavit-ferizi-raketa-ish-pjesetar-i-uck-dhe-ish-truproje-e-presidentit-hashim-thaci/

The post Vdekja e ish truprojës së ish presidentit Thaçi, Endrit Thaçi: Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet appeared first on Gazeta Express.

Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së https://www.gazetaexpress.com/gervalla-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-zyrtarit-te-mpjd-se/ Tue, 19 Mar 2024 09:44:44 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377322

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova.  Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, thuhet në njoftim. /Express/

https://www.gazetaexpress.com/vdes-ish-gazetari-dhe-zyrtari-i-mpj-se-arben-rugova/

The post Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së appeared first on Gazeta Express.

“Si në skenarët e filmave post-apokaliptike”, Haiti nën pushtetin e bandave https://www.gazetaexpress.com/si-ne-skenaret-e-filmave-post-apokaliptike-haiti-nen-pushtetin-e-bandave/ Tue, 19 Mar 2024 09:44:32 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377382

Trupa të ekzekutuar nga bandat, shtëpia e një gjyqtari të djegur dhe viktima buzë rrugës.

Kjo është panorama e një mëngjesi në një nga zonat më të sigurta të një qyteti në Haiti, një vend që është përfshirë prej kohësh në një situatë koatike ku bandat dhe dhuna e tyre detyruan kryeministrin të jepte dorëheqjen.

Drejtoresha ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell, e ka quajtur situatën në Haiti “të tmerrshme” dhe e krahasoi paligjshmërinë me filmin post-apokaliptik, “Mad Max”.

Sigurisht dhuna e fundit në Port-au-Prince është një kujtesë se Haiti mbetet më afër anarkisë sesa stabilitetit.

Situata paraqitet e vështirë jo vetëm në rrugë, por edhe në spitale. OKB-ja ka vlerësuar se për shkak të mbylljes së kaq shumë spitaleve në kryeqytet, rreth 3,000 gra shtatzëna rrezikohen të lindnin pa kujdes mjekësor.

Në Port-au-Prince, Farah Oxima dhe nëntë fëmijët e saj u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në një lagje të kontrolluar nga bandat e dhunshme në një pjesë tjetër të qytetit.

Ata janë vetëm disa nga më shumë se 360,000 personat e zhvendosur brenda vendin në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës.

Teksa mbushte kanaçe plastike me ujë nga një tub në rrugë, 39-vjeçarja pranoi se po përpiqej të siguronte ushqimin dhe ujin e nevojshëm për fëmijët e saj të vegjël.

“Nuk di çfarë të bëj, po shikoj se vendi po shembet”, tha ajo.

Për të, ideja se një këshill teknik mund të imponojë një formë rendi ose sigurie në një afat të shkurtër duket krejtësisht e pamundur.

“Vetëm Zoti mund ta ndryshojë këtë vend sepse tani nuk mund të shoh se nga vjen ndonjë ndryshim tjetër”, tha ajo.

The post “Si në skenarët e filmave post-apokaliptike”, Haiti nën pushtetin e bandave appeared first on Gazeta Express.

Nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh në mes Lajçakut, Bislimit e Petkoviqit https://www.gazetaexpress.com/nuk-dihet-nese-do-te-kete-nje-takim-trepalesh-ne-mes-lajcakut-bislimit-e-petkoviqit/ Tue, 19 Mar 2024 09:40:18 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377376

Ndërmjetësuesi evropian i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka pritur mëngjesin e së martës në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë do të takojë edhe delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq.

Siç raporton Radio Evopa e Lirë, takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.

Javën që shkoi Bashkimi Evropian njoftoi që temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, ndonëse nga Qeveria e Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për këtë çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

Një ditë para këtij takimi, për dinarin ka folur presidentja Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Ajo ka thënë se është shumë pozitive “që komuniteti ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë”.

Kurse, para takimi mes kryenegociatorëve, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell se Kosova dhe Serbia kanë arritur progres shumë të kufizuar, derisa është shprehur se i vjen keq se marrëveshja që siç thotë ai ishte e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar.

Borrell tha para gazetarëve zbatimi i marrëveshjes nuk ka qenë aq sa e priste dhe se do të vazhdohet me presion ndaj palëve për të ecur përpara.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Orientit. Koha ikën dhe tashmë është një vit që kemi arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të ecur drejt normalizimit. Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes së gjerë të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova kanë arritur progres shumë të kufizuar. Së shpejti do të jetë takimi vjetor i kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen shumë keq që kjo marrëveshje e cila ishte shumë e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar. Do vazhdohet me presion ndaj të dyja palëve për të ecur përpara. Por një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë aq sa prisja të ishte”, ka deklaruar Borrell.

The post Nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh në mes Lajçakut, Bislimit e Petkoviqit appeared first on Gazeta Express.

Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur https://www.gazetaexpress.com/ish-kryenegociatorja-tahiri-be-ja-duhet-ta-shpalle-dialogun-e-vdekur/ Tue, 19 Mar 2024 09:32:32 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377367

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e dialogut mes dy palëve.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka dështuar Kosovë duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Dialogu i Brukselit është i dështuar, i vdekur tashmë. Vet fakti se nuk ka zbatim të marrëveshjes zbatuese të Ohrit edhe pas një viti, duhet të shpallet zyrtarisht nga BE-ja se dialogu ka vdekur.

Po ashtu Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog, sepse nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke mes dy shteteve, përkundër faktit se kishte përkrahje të fuqishme amerikane për njohje reciproke, te shprehur në letrën e Presidentit Biden”, theksoi Tahiri.

“Në këtë kuadër duhet të kemi parasysh se BE-ja ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, që do të sjellë ndryshimin e aktorëve, do jenë të emëruar tjerë në funksionet e BE-së. Prandaj duhet të ndodh një prerje e kësaj faze që po shkon, ndërsa BE-ja duhet hapur ta pranoj se ka dështuar dhe të kërkoj që Amerika ta ndërmjetësoj dialogun e Brukselit”, u shpreh ajo.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta zbatuar vendimin e Kushtetueses për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

Ajo për Front Online tha se Kurti pa u skuqur fare i pranon ato që i ka kundërshtuar.

Tahiri thotë se kryeministri aktual i mashtroi votuesit e vetë dhe në fund i tradhtoi.

“Sikur në çdo vendim që Kurti e ka kundërshtuar, sikur edhe për Asociacionin, Kurti i pranon pa u skuqur fare. I mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi”, shprehët Tahiri

Ajo thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në veri, do mund të presim heqjen e sanksioneve.

“Ky është viti i zgjedhjeve në BE prandaj nuk do të këtë as zbatim as ndonjë lëvizje konkrete në dialog. Nëse zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit tonë do të realizohen me koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në atëherë mund të presim uljen e tensioneve dhe heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, që do ishte mirë për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”, ka përfunduar Tahiri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

SHBA dhe BE kanë kritikuar këtë vendim.

The post Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur appeared first on Gazeta Express.