Rrushe vjen me super episod, që e bën ngjarjen tejet dramatike - Gazeta Express
string(61) "rrushe-vjen-me-super-episod-qe-e-ben-ngjarjen-tejet-dramatike"

Rozë

Gazeta Express

20/06/2021 20:44

Rrushe vjen me super episod, që e bën ngjarjen tejet dramatike

Rozë

Gazeta Express

20/06/2021 20:44

Episodi i shtatë i serialit Rrushe u publikua në gjirafaVideo, pas premierës në kanalin T7. Ky episod e zhvillon edhe më thellë ngjarjen, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen.

Rrushe po na sjellë episode shumë interesante, të cilat çdo të diel po na bëjnë më të ngujuar në këtë serial. Episodi i shtatë i serialit dramë-krim është tjetër dëshmi e kësaj, ku ndodhën shumë ngjarje të papritura për personazhet kryesore. Deri sa Mentor Pirulli lirohet nga spitali, pjestarët tjerë të familjes gjinden në situata shumë të palakmueshme, të cilat në fund të episodit arrijnë kulmin.

Lexo Edhe:

E kthimi në kohë, tanimë një temë e përsëritur në këtë serial, na njofton me disa personazhe të reja, pjestarë të rinj të Lëvizjes Qëndresa. Faruk Pirulli, Bashkim Pirulli, Rexhep Berisha, i bashkohen Lëvizjes Qëndresa, për t’u përgatitur për më të keqen.

Se çfarë do të ndodhë në vazhdim, mbetet të shihet. Serialin Rrushe mund ta ndiqni çdo të diel në T7, nga ora 20:00, dhe në gjirafaVideo, nga ora 21:00. Në gjirafaVideo gjithashtu i gjeni të gjitha episodat e serialit, deri në episodin e shtatë.

Më poshtë mund të shikoni episodin më të ri të serialit Rrushe.