Pasditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojë në Kukës, aty ku ku do të zhvillojë edhe peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.
Protesta do mbahet në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës ”Hasan Prishtina” në Kukës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë, 2 në Durrës e Shkodër.
Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte.