Rrugëtimi i Donjeta Sadikut drejt Olimpiadës së Tokios - Gazeta Express
string(54) "rrugetimi-i-donjeta-sadikut-drejt-olimpiades-se-tokios"

Gazeta Express

03/11/2020 16:50

Rrugëtimi i Donjeta Sadikut drejt Olimpiadës së Tokios

Gazeta Express

03/11/2020 16:50

Donjeta Sadiku është afër realizimit të ëndrrës së saj. Boksieria kosovare po punon fort për t’u kualifikuar në Olimpiadën e Tokios, e cila është shtyrë për vitin tjetër. Atë e ndajnë vetëm edhe dy meçe për ta prerë biletën për Lojërat Olimpike. Boksieria nga Gollaku e ka dhënë një intervistë për Komitetin Olimpik Evropian

Si një sportiste, Donjeta Sadiku është duke e pritur momentin e saj.

Lexo Edhe:

Por, tani boksierja kosovare duhet të ulët dhe të stërvitet për shansin e saj për kualifikim në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

21-vjeçarja ka qenë në gjysmën e rrugës për kualifikimet në Evropianin Olimpik në Copper Box të Parkut Olimpik në Londër, kur gara u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Sadiku ka qenë dy fitore larg kualifikimit të saj të parë në Lojërat Olimpike, por tani ajo duhet të presë derisa gara të rifillojë dhe të zë vendin e saj.

“Unë kam qenë në Londër me synimin për kualifikim në Olimpiadë, por për arsye të pandemisë së COVID-19, kualifikimet janë ndërprere”, theksoi boksieria nga Gollaku për uebfaqen zyrtare të Komitetit Olimpik Evropian, i cili ka kushtuar një shkrim të veçantë asaj.

“Do të thotë që unë duhet të provoj përsëri dhe të vazhdoj nga aty ku e kam lënë. Unë jam dy meçe larg synimit tim dhe duhet të besoj në vetën time”, shtoi ajo.

“Synimi im është që ta fitoj garën kualifikuese olimpike të Londrës. Unë shpresoj që të jem me shëndet të mirë dhe unë besoj shumë që mund të kualifikohem edhe për Tokio 2020”, shtoi Sadiku.

Kampionia e re

Sadiku ka filluar boksin në moshën 12-vjeçare, përcjell Gazeta Express.

Ajo ka provuar disa nga artet marciale, por ka qenë boksi sporti të cilin ka vendosur ta vazhdojë.

Ajo meçet e para i ka zhvilluar në BK Gollaku Club në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Pasi që e ka fituar titullin e kampiones në garat e zhvilluara në Kosovë në peshat 54kg dhe 60kg, ajo filloi të garojë në boksin ndërkombëtar dhe e fitoi medaljen e argjendtë në Kinë gjatë vitit 2015 në Kampionatin Botëror për të reja, në kategorinë e lehtë.

Ajo ka marrë më shumë eksperiencë gjatë vitit 2018, në Evropianin e parë të saj në Sofje të Bulgarisë.

Një vit më pas, Sadiku ka qenë pjesë e Kosovës në garat Evropianë në “Minsk 2019”, ku ishte e vetmja boksiere femër në delegacionin kosovar.

“Minsku ka qenë përvojë e mësimit për mua dhe një eksperiencë e pa harruar. Që nga ajo kohë dedikimi im dhe dëshira për boks ka vazhduar të më rritet akoma më shumë”, shton Sadiku.

Rikthimi në ring

Në tetor, Donjeta është rikthyer në ring dhe ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare në Ballkan.

Ka qenë një rikthim mbresëlënës i Sadikut, e cila arriti ta fitonte medaljen e argjendtë, derisa kishte humbur në finale nga kampionia botërore, Beatriz Ferreira nga Brazili.

Sadiku e ka edhe një vit shtesë që të përgatitet pasi të rifillojnë vazhdimet e garave për kualifikime.

Janë shumë arsye për të besuar që ajo do ta presë biletën për në “Tokio 2020”. /Gazeta Express/