Rrugët e "lëna rrugëve", KLSH: Qukës-Qafë Plloçë duhet të ishte mbaruar në 2018, kosto u rrit me 59 milionë dollarë - Gazeta Express
string(110) "rruget-e-lena-rrugeve-klsh-qukes-qafe-plloce-duhet-te-ishte-mbaruar-ne-2018-kosto-u-rrit-me-59-milione-dollare"

Rrugët e “lëna rrugëve”, KLSH: Qukës-Qafë Plloçë duhet të ishte mbaruar në 2018, kosto u rrit me 59 milionë dollarë

Gazeta Express

06/06/2020 17:38

Projektet e rrugëve në vend, qofte edhe ato me financimeve të huaja zvarriten e keqmenaxhohen duke krijuar kosto të rënda në buxhetin e shtetit.

Një prej tyre është ai i “Ndërtimit të Rrugës Qukës-Qafë Plloçë”, i cili duhet të përfundonte në vitin 2018, ndërkohë që deri në fund të muajit tetor 2019, nuk është realizuar më shumë se 57 % e disbursimeve.

Lexo Edhe:

Scan Televizion disponon rezultatet e auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi zbatimin e tij, i cili nxjerr në pah që projekti jo vetëm është vonuar, por kostoja e tij është rritur me afërisht 59 milionë dollarë.

Referuar ndryshimeve të miratuara deri në momentin e auditimit dhe ato në proces miratimi, kosto e projektit rritet me vlerë mbi 59 milionë USD, vlerë e cila pritet të rritet deri në përfundim të projektit, duke i kushtuar shumë buxhetit të shtetit në investimet me financime të huaja”, thekson raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mbështetur në gjetjet nga auditimi, KLSH arrin në konkluzionin se nga strukturat drejtuese të projektit nuk janë marrë hapat e duhur për njoftimin në kohë të pasojave që sjell mos financimi i plotë i projektit, veçanërisht i lotit 3. Janë krijuar vonesa kryesisht në zbatimin e kontratave të punimeve civile, vonesa të cilat kanë rezultuar me vonesë të projektit në tërësi, ndryshimin herë pas here të planit të disbursimeve, si dhe kosto shtesë kryesisht si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratave të shërbimeve konsulentë, konkretisht për mbikëqyrjen e punimeve.

Nga ana e ARRSH nuk janë marrë masat e duhura për realizimin e rokurimeve për shërbimin e projektimit, pasi projekt-zbatimi ka rezultuar me mangësi të theksuara. Nga auditimi kanë rezultuar efekte negative financiare me vlerë 582.5 mijë USD, vlerë e cila përbën pagesa për mjete transporti të pa nevojshme, punime të dëmtuara nga rrëshqitjet e skarpateve si dhe dëm ekonomik me vlerë 37.4 mijë USD, i cili rezulton nga pagesa për shërbime të pa realizuara për transport personeli.

Projekti “Ndërtimi i rrugës Qukës Qafë Plloce” është projekt i cili është i strukturuar në tre lote me bashkë financimi nga Banka Botërore (IDA) për lotin I dhe II në shumën 125 milionë USD, ndërsa për lotin III financimi është i Bankës Islamike në shumën 25 milionë USD. Ky projekt rezulton se ka një vonesë te konsiderueshme ne zbatimin e tij dhe kjo vjen kryesisht për mos përfundimin dhe pezullimin e punimeve për lotin III, si pasojë e mungesës së fondeve nga pala shqiptare. Për këtë lot në marrëveshjen financiare midis Bankës Islamike dhe palës shqiptare është përcaktuar se shuma e dhënë në formë huaje është 25 milion USD dhe pjesa tjetër e financimit do të përballohet nga shteti shqiptar.