Rruga e Arbrit me prezencë akulli në disa segmente, temperaturat arrijnë deri në -17° në Dibër - Gazeta Express
string(91) "rruga-e-arbrit-me-prezence-akulli-ne-disa-segmente-temperaturat-arrijne-deri-ne-17-ne-diber"

Rruga e Arbrit me prezencë akulli në disa segmente, temperaturat arrijnë deri në -17° në Dibër

Shqiperi

Gazeta Express

07/02/2023 9:39

Qarku i Dibrës që nga e diela mbetet nën pushtetin e të ftohtit. Temperaturat e ulëta kanë mbërthyer Peshkopinë dhe Bulqizën.

Gjatë dy netëve të fundit temperatura maksimale nuk e ka kaluar -4° ndërsa minimalet gjatë natës kanë variuar deri në -12° në qytet ndërsa në zonat malore termometri ka rënë në -17°.

Lexo Edhe:

Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale është e mirë, qarkullimi bëhet pa probleme, pasi është bërë trajtimi me kripë. Në rrugën e Arbrit ka pasur prezencë të akullit në segmentin nga Fushë Bulqiza deri tek Pishat e Bulqizës, ku duhet të reduktohet shpejtësia, ndërsa autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit.

Aksi Peshkopi -Kukës nuk ka borë në rrugë por ka segmente ku ka prezencë akulli në mëngjes dhe shoferët duhet të jenë të kujdesshëm.

Rrugët e Njësive Administrative malore kanë prezencë ngricash, dhe kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë. Nuk ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

/Gazeta Express