Rruga Drenoc-Gjermë, banorët kërkojnë rrugë për në Tetovë


Gazeta Express
18 Gusht 2019 15:28

Kjo është rruga që lidh Drenocin e epërm të Tetovës dhe fshatin Gjermë. Nëpër këto gropa, dekada me radhë, për çdo ditë udhëtojnë qindra banorë. Po aq të vjetra janë edhe kërkesat e tyre për asfaltimin e kësaj rruge, por, edhe përkundër kërkesave, rezultati është ky që shihni.

Banorët nuk janë optimistë për një zgjidhje të shpejtë të problemeve edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme.

“Rruga është tejet e dëmtuar, shkaku i kanalizimeve, sepse ka qenë e mirë, premtime kemi gati tre vite po më duket se sivjet do bëhet premtimet janë”

“Kjo rrugë na pengon shumë. Këtu kalojnë të fshatit Gjermë, kalojmë neve, andej kah Bajram Kuçi nuk dalim, vetëm këtej. Shumë na pengon, e shihni edhe vet se si është, premtime kanë bë katër vite”.

Por, nga komuna thonë se këtë vit është e pamundur të bëhet rruga për shkak të mungesës së fondeve.

“Faza e projektimit ka përfunduar, mirëpo sa i përket realizimit, këtë vit në program nuk e kemi por jemi në fazën e rebalancit dhe ja bashkë me këshilltarin dhe në seancën e radhës, shpresojmë që edhe kjo rrugë të jetë pjesë e rebalancit të buxhetit”-tha Arsim Nuredini, përgjegjës i Sektorit për veprimtari publike.

Gjendje e këtillë e rrugëve, mbizotëron në pjesën më të madhe të fshatrave të Malësisë së Sharrit, sidomos, rruga e Brodecit, Vicës e Sellcës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart