Sonte rreth orës 18:00, ka ndodhur një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si rezultat i ndeshjes, katër persona janë lënduar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Baki Kelani nga Policia e Kosovës.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka konfirmuar Kelani.