Rrokulliset duke bartur dru, vdes një person në Kamenicë - Gazeta Express
string(55) "rrokulliset-duke-bartur-dru-vdes-nje-person-ne-kamenice"

Gazeta Express

26/09/2020 11:45

Rrokulliset duke bartur dru, vdes një person në Kamenicë

Gazeta Express

26/09/2020 11:45

Ka vdekur një person në fshatin Ruboc të Kamenicës, ndërsa Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Ai derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore.

Lexo Edhe:

Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.