Rritje e madhe e pagës minimale


Gazeta Express
15 Tetor 2019 13:56

Paga minimale rritet në 14.500 denar. Vendimin e njoftoi vetë kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes konsultative që e realizoi me përfaqësues të odave ekonomike, sindikatave dhe punëdhënësve, një pjesë e së cilës ishte e hapur edhe për mediat.

Kjo rritje është për 2.500 më shumë se paga e deritanishme minimale e cila nga viti 2016 në vitin 2017 ishte rritur nga 9.000 në 12.000 denarë.

“E nxisim spiralen e rritjes së pagave dhe me masat e tjera kemi edhe rritje të pagës mesatare. Kjo na jep të drejtë të jemi optimist dhe deri në fund të mandatit të arrijmë qëllimet që kemi vendosur, paga mesatare të arrijë në 30.000 denarë dhe paga minimale në 16.000 denarë”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.

Te fundit


Kthehu lart