Rritet shitja e veturave të reja në Evropë


Gazeta Express
23 Qershor 2019 18:57

Shitjet e makinave të reja kanë regjistruar rritje në Bashkimin Europian në muajin maj pas rënies në tetë muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të industrisë së prodhimit të makinave.

”Në baza vjetore, shitjet në muajin maj u rritën me 0,1 %, thënë ndryshe pak më shumë se 1,4 milion makina”, shkruhej në Buletinin e  Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

“Kërkesa në rajon ishte kryesisht nga vendet e Europës Qendrore, ku regjistrimet u rritën me 6,2% krahasuar me muajin e kaluar,” ndërkohë që kishte “rezultate kontradiktore” në pesë tregjet kryesore europiane të Europës Perëndimore.

Regjistrimet e reja të automjeteve u rritën me 9,1% në Gjermani, 1,2% në Francë, por u ulën me 7,3% në Spanjë, 4,6% në Britaninë e Madhe dhe me 1,2% në Itali, përcjell Atsh.

Në muajin maj, kompania ”Volkswagen”, lider i tregut në BE, përbënte 24,7% të shitjeve.

Në vend të dytë u regjistrua grupi francez PSA dhe Renault, respektivisht  me 16,7 dhe 11,1 %.

Te fundit


Kthehu lart