Rritet numri i të prekurve nga fruthi, Ademi dhe Filipçe ende nuk kanë vendosur si t’i vaskinojnë fëmijët në shkolla


Gazeta Express
13 Maj 2019 18:36

Takimi i fundjavës në mes ministrit të Arsimit dhe atij të Shëndetësisë nuk kristalizoi qëndrimin lidhur me regjistrimin ose jo të nxënësve të pa vaksinuar në klasë të parë.

Kreu i Ministrisë së Arsimit thotë se kjo çështje do të diskutohet në mbledhje qeveritare, ndërkaq përmendi se një ndër opsionet është që në shtator atëherë kur fillon viti shkollor, të kryhet vaksinimi nëpër shkolla i fëmijëve të pa vaksinuar.

“Kemi pasur takim. Për këtë temë do të diskutojmë edhe në seancën e Qeverisë sepse situata mendoj se është serioze, duhet që të gjithë të kemi qasje serioze 34:34 Njëra nga opsionet të cilën po e shqyrtojmë është që nxënësit të regjistrohen në shkollë në ndërkohë të vaksinohen apo në fillim të shtatorit të ketë vaksinim në terren për të gjithë ata nxënës të cilët ndjekin procesin mësimor dhe të cilët nuk janë të vaksinuar. Kjo është njëra nga opsionet, por mendoj se duhet shqyrtuar të gjitha opsionet dhe të zgjidhet ajo më e përshtatshmja të ndërmerret nga ana jonë si Qeveri dhe institucione” tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Edhe përkundër qëndrimit të tillë të Ademit, ministri i Shëndetësisë nuk heq dorë nga qëndrimi se fëmijët e pa vaksinuar nuk duhet të mësojnë në shkollë së bashku me fëmijët e tjerë të imunizuar.

Nuk do të heqim dorë nga ajo që të pranohen në shkollë vetëm fëmijët e vaksinuar poashtu edhe për në çerdhe, për të cilën Ministrja e Punës Sociale e vendosi rregull. Kjo është mënyra e vetme që t’i jepet fund epidemisë por dhe që në të ardhmen të mos na ndodhin kësi situata” deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë një ditë më parë, vetëm gjatë orëve të natës në Klinikën Infektive në Shkup janë paraqitur 8 pacientë me fruth, 6 prej të cilëve janë hospitalizuar. Për momentin të hospitalizuar gjithsej janë 33 pacientë, 5 prej tyre në gjendje të rëndë. Që nga shpallja e epidemisë e deri më tash, si pasojë e fruthit ndërruan jetë 4 foshnja.

Te fundit


Kthehu lart