Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali - Gazeta Express
string(50) "rritet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-19-ne-itali"

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali

Gazeta Express

10/07/2020 18:35

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 276 persona prej të cilëve 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Kurba e pandemisë ka pësuar rritje gjatë 2 ditëve të fundit ku ditën e djeshme rezultuan 229 të infektuar.

Lexo Edhe:

Në të njëjtën periudhë kohore, ditën e sotme kanë humbur jetën 12 persona shifër e njëjtë me dje.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.

Edhe numri i persona ve në terapi intensive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.