Rritet numri i aksidenteve në Shqipëri, 15 deri në 20 çdo ditë


Gazeta Express
22 Korrik 2019 16:40

Në muajt e verës sirena e ambulancës ndihet më së shumti për aksidentet. Në zonat turistike, por jo vetëm, aksidentet rrugore zënë një peshë të madhe.

Vetëm për muajt qershor korrik janë regjistruar 647 aksidente, ndihma e parë e të cilave është dhënë nga mjekët e urgjencës.

“Kemi në Tiranë 151 mijë thirrje. Nga 227 mijë që janë në të gjithë Shqipërinë.  15-20 janë aksidente në ditë në Shqipëri nga të cilat 5-6 janë vetëm në Tiranë. Zonat më të nxehta janë plazhi i madh Durrës, plazhi i vjetër Vlorë dhe Velipoja në Shkodër. Sidomos tanime përfundimin e rrugës së re në Velipojë, janë shtuar aksidentet”, thotë Brataj për Ora News.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj thotë se kujdesi më i madh gjatë udhëtimit duhet bërë për fëmijët.

Skënder Brataj:”Fëmija nuk vendoset në sediljen e vet. Nuk vihet rripi i sigurimit. Nuk spostohet prindi të rrijë me fëmijën prapa. Nga përplasjet të parët që dëmtohen janë fëmijët”

Rreth 15 mijë misione shpëtimi janë realizuar në dy muajt e verës. 28 qendrat shëndtësore të vendosura në rrethe kanë bërë të mundur marrjen e ndihmës së parë për të gjithë qytetarët, por edhe kryerjen më tej të analizave dhe kontrolleve.

Te fundit


Kthehu lart