Rritet niveli i Shkumbinit, tetovarët i kap frika


Gazeta Express
14 Maj 2019 20:17

Probleme në urën që ndodhet në rrugën Shipkovicë, Brodec, rritje e nivelit të ujit të lumit Shkumbin dhe zënie e kanalit në dalje të Tetovës për në GostivR, janë pikat kritike gjatë natës së kaluar në rajonin e Tetovës, pas reshjeve të shumta që përfshinë tërë vendin, e në veçanti Maqedoninë Perëndimore.

Problemet e para që u shfaqën ishin në Shipkovicë, në dalje të këtij fshati për në Brodec.

Në këtë vend, aktualisht janë duke u zhvilluar punët për ndërtimin e urës, por mbrëmë reshjet kanë shkaktuar bllokim të kësaj rruge.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Shtabit emergjent të formuar enkas për këtë periudhë dhe kanë punuar në pastrimin e rrugës.

Te fundit


Kthehu lart