Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati  - Gazeta Express
string(92) "rritet-niveli-i-lumit-vjose-duke-shkuar-ne-6-metra-rrezikohet-serish-dalja-e-tij-nga-shtrati"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 17:03

Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati 

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 17:03

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra. Ndërkohë, në mbrëmjen e së shtunës, niveli i lumit ka shkuar në 6.0 metra.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme.

Kjo situatë bën që në orët në vijim të priten prurje edhe më të mëdha dhe rritje të mëtejshme të nivelit të lumit, duke rrezikuar sërish daljen e tij nga shtrati. /tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement