Rritet në 79 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Rusi


Gazeta Express
1 Qershor 2019 20:13

Të paktën 79 persona janë lënduar pas një shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve në Rusi, thuhet në një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë ruse.

Shpërthimi ndodhi në qytetin e Dzerzhinks, rreth 400 kilometra larg nga Moska. Në këtë qytet jetojnë rreth 240.000 banorë.

Ministria e shëndetësisë tha se 38 nga të lënduarit janë punëtorë të fabrikës ndërsa 41 janë banorë të qytetit. Lajmi i mirë është se asnjë nga të lënduarit nuk është fëmijë, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e lajmeve ruse Interfax ka raportuar se drejtori i fabrikës ishte përjashtuar nga puna një ditë më parë për shkak të thyerjes së rregullave të sigurisë. Fabrika prodhon eksplozivë të ndryshëm.

Një shpërthim tjetër ndodhi në këtë fabrikë më 4 prill, thuhet nga agjencia shtetërore ruse, Russia-24.

Qyteti i Dzerzhinks historikisht ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike.

Në vitin 1997, libri i rekordeve Guinness, e listoi Dzerzhinskun si qyteti industrial më i ndotur në botë. Në të dhënat e vitit 2007, një e katërta e banorëve të qytetit punonin në këtë fabrikë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart