Rritet Liverpooli


Gazeta Express
22 Gusht 2019 17:27

Liverpool janë duke bërë një plan për rritjen e kapacitetit të Anfield në mbi 60 000 ulëse duke u larguar nga plani ekzistues i shtëpisë së tyre historike

Reds kanë për qëllim që ta rindërtojnë  pjesën e Anfield Road Ende, si pjesë e këtij zgjerimi       .

Ata tashmë po presin leje për të shtuar edhe 4000 ulëse shtesë në këtë tribunë, por vendimi pritet të merret në muajin e ardhshëm.

Tani, sipas asaj që shkruan Echo, Fenway Sports Group po planifikojnë që të vazhdojnë me këtë skemë në vend që ta qojnë përpara një plan “të ri ambicioz” për një rindërtim më të madh.

Tribuna kryesore e Anfield, e cila ishte hapur në shtator të 2016-ës ju kishte kushtuar atyre rreth 110 milionë funte, ku i ishin shtuar asaj edhe 9000 ulëse.

Por, kërkesa e madhe për të parë skuadrën e Jurgen Klopp në Premier Ligë është shumë e madhe sa kapaciteti që ka ky stadium, me 54 074 ulëse.

Plani ende nuk është finalizuar por raportohet se me skemën e re kapaciteti i stadiumit do të jetë më i madh se 60000 ulëse.

“Kemi bërë progres gjatë studimeve të fizibilitetit të cilat kanë rezultuar se ne jemi gati për të bërë një planifikim për zgjerimin e pjesëve të caktuara të stadiumit”, ka thënë oficeri për shërbime operative në Liverpool, Andy Hughes.

“Ne jemi të përkushtuar për të punuar me banorët lokal, zyrtarët e planifikimit hapësinorë dhe të tjerët por tani jemi të fokuzuar për ta rindërtuar dhe rizgjeruar Anfield Roadin”.

“Gjatë gjithë këtij procesi ne kemi qenë të qartë në objektivat tona duke gjetur zgjidhjet më të mira për Anfield Road dhe ai të mbetet i njëjti”.

“Ne ende jemi duke bërë analiza dhe duke shikuar mundësi që të ndërtojmë në Anfield Road. Ne po përpiqemi ta shohim si do ia dalim”, kishte thënë në korrik kryetari i klubit, Tom Werner.

“Kur ne e kemi zgjeruar tribunën kryesore, për të cilën jam shumë krenar, ne kemi dashur fillimisht ta ndërtojmë bukur dhe e kemi bërë këtë”.

“Në një botë perfekte ne do ia dalim edhe me kësaj here”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart