Rritet çmimi i ujit në 3 qytete, gati edhe për 10 të tjerë


Gazeta Express
12 Prill 2019 13:33

Banorët dhe bizneset e Gjirokastrës, Poliçanit dhe Delvinës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm.

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e tarifave për këto qytete, duke pranuar kërkesën e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.

Më konkretisht në Gjirokastër tarifa e ujit për abonentët familjarë bëhet 46 lekë/m3 nga 43 lekë/m3 që ishte aktualisht, ndërsa për bizneset rritet me 8 lekë, duke shkuar në 138 lekë/m3.

Në Poliçan tarifa e ujit shkon në 50 lekë/m3 për familjarët duke u rritur me 13 lekë/m3, ndërsa për bizneset rritja është me 15 lekë/m3, duke shkuar në 110 lekë/ m3. Ndërkaq, në Delvinë tarifa është rritur me 10 lekë për familjarët dhe 20 lekë për bizneset.

Por, paralelisht me këto qytete edhe 10 aplikime të tjerë janë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Ujit, ndërkohë që më herët kreu I këtij dikasteri Ndriçim Shani ka deklaruara se ka hapësira që lejojnë rritjen e tarifave.

Himara, Lushnja, Vlora apo Kuçovë-Berati janë disa prej shoqërive të ujësjellës kanalizimeve që kanë aplikuar për rritje çmimi, raporton “scan”.

Megjithatë, më herët kuvendi ka kërkuar që kompanitë të mirë menaxhohen për të përmirësuar situatën financiare, duke e parë si hallkë të fundit rritjen e tarifës për të rritur të ardhurat.

Tarifat e ndryshuara

Gjirokastër-Familjarë

Ishte 43 lekë/m3 Bëhet 46 lekë/m3

Gjirokastër-Biznese

Ishte 130 lekë/m3 Bëhet 138 lekë/m3

Poliçan -Familjarë

Ishte 37 lekë/m3 Bëhet 50 lekë/m3

Poliçan-Biznese

Ishte 95 lekë/m3 Bëhet 110 lekë/m

Delvinë –Familjarë

Ishte 48 lekë/m3 Bëhet 58 lekë/m3

Delvinë –Biznese

Ishte 100 lekë/m3 Bëhet 120 lekë/m3

APLIKIME NË PROCES

Ujësjellës –Kanalizime Himarë

Ujësjellës –Kanalizime Lushnjë

Ujësjellës –Kanalizime Vlorë

Ujësjellës –Kanalizime Roskovec

Ujësjellës –Kanalizime Kuçovë-Berat

Ujësjellës –Kanalizime Krujë

Ujësjellës –Kanalizime Vorë

Ujësjellës –Kanalizime Bulqizë

Ujësjellës –Kanalizime Tropojë

Ujësjellës –Kanalizime Pustec

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart