Rritet çmimi i metrosë, 3 të vrarë nga protestat në Kili


Gazeta Express
20 Tetor 2019 23:43

Në ditën e dytë të protestave, dy persona janë vrarë në Kili.

Dy nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, tha për gazetarët krysebashkiakja Karla Rubilar.

Protesta nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove.

Presidenti Sebastián Piñera ka pezulluar një rritje të tarifave të metrosë që ndezën protestat, por trazirat kanë vazhduar pavarësisht njoftimit.

Ushtria ka rrethuar kryeqytetin Santiago pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Te fundit


Kthehu lart