Rriten me 6% pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit e arsimit parauniversitar - Gazeta Express
string(79) "rriten-me-6-pagat-per-mjeket-infermieret-dhe-mesuesit-e-arsimit-parauniversitar"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:29

Rriten me 6% pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit e arsimit parauniversitar

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:29

Pagat e personelit shëndetësor në të gjitha nivelet, mjekë, infermierë, imazheristë, teknikë laboratori, urgjentistë, epidemiologë etj do rriten me 6% duke filluar nga 1 korriku.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e rritjes së pagave dhe mbështetjes për mjekët specialistë, pas vendimeve të marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Lexo Edhe:

Ndërkohë sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

“Duke filluar nga data 1 Korrik, ashtu sikurse ne e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjithë profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë, që ofrojnë shërbimet në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në atë parësor dhe atë spitalor. Gjithashtu dhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi gjithashtu edhe vendimin për një shpërblim financiar për mjekët që kanë përfunduar specializimin dhe e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit.

“Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimit dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, në spitalet rajonale, do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria të kësaj rritjeje dhe këtij shpërblimi financiar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu.

Rritje page po me këtë përqindje ka pasur për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar.

“Ndihem shumë e privilegjuar që të jap lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar. Në mbledhjen e qeverisë sot ne finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur miratuam buxhetin. Angazhimi për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Janë 36700 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagave nga 1 korriku. për herë të parë po rritet dhe paga e punonjësve psikosociale dhe e oficerëve të sigurisë. Do të rritet paga e të gjithë mësuesve, të edukatoreve të kopshteve, të punonjësve të konvikteve, por edhe qendrave kulturore të fëmijëve në të gjitha bashkitë. Do të ketë rritje të orëve suplementare të mësuesve. Në mandatin e kaluar”, tha ministrja e Arsimit Evis Kushi.

/Express