Rriten infektimet dhe shtrimet në spitale, Tomini: Merrni dozën e katërt! Moshat më të vaksinuara - Gazeta Express
string(94) "rriten-infektimet-dhe-shtrimet-ne-spitale-tomini-merrni-dozen-e-katert-moshat-me-te-vaksinuara"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:19

Rriten infektimet dhe shtrimet në spitale, Tomini: Merrni dozën e katërt! Moshat më të vaksinuara

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:19

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka theksuar se ka një rritje të rasteve me COVID në vendin tonë. Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi.

Prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkon shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt”.

Lexo Edhe:

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka publikuar shifrat e vaksinimit të të gjithë popullatës.

“Dua të them që vaksinimi është një mjet i rëndësishëm për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spital, është i rëndësishëm në këtë periudhë që jemi. Përqindja e vaksinimit me dozë të parë ka pësuar rënie, vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë.,

Por përqindja ditore dhe javore e vaksinimi mbetet e ulët në krahasim me muajt e parë. Mbi 12 vjec, është 51.3% me një dozë, ndërsa vaksinimi me dy doza është 48.7%. Me dozën e tretë 13.1% dhe me dozën e katërt 0.2 % Përqindja e vaksjnimit në popullatën adulte është 60.8% me një dozë, 57% me dy doza. Për popullatën adulte kemi një mbulesë vaksinale 57%. Edhe këtu vaksinimi mbetet 12.4% Për të gjithë popullatën është 40.9% ndërsa me dy doza është 46%. Ndërsa vaksinimi me dozën e tretë 10%.

Nëse do të shkojmë në popullatën sipas grupmoshave, ata që kanë më shumë janë ata mbi 70 vjec. Mbi 60 vjec kjo mbulesë vaksinale është 68% dhe me tre doza mbetet 35%. Nën 50 vjeç, mbulesa vaksinale shkon në 52% me dy doza, ndërsa me një dozë 12%. Grupmoshat nën 30 vjec mbulesa vaksinale është nën 30%”, tha Bino.

Kurse Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka thënë se është rritur numri i të sëmurëve me Covid që kërkojnë ndihmë në spitale dhe pjesa më e madhe e pacientëve janë të pavaksinuar.

“Në javët e para të muajit qershor kishim ulje të numrit të pacientëve në spitale. Në dy javët e fundit shohim shtim të numrit të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë. Së paku 5-6 pacientë në ditë. Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Doza e tretë është e domosdoshme. Temperaturat e larta s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, është shtuar numri. Mbi 62 vjeç është mosha më e prekur, por ka edhe mosha të reja”, tha Çomo.

/Express