Rrihte gruan e ajo iku tek i ati, 28-vjeçari nga Lezha i hedh granatë në oborrin e shtëpisë, e shpërthyen ekspertët e RENEA-s - Gazeta Express
string(123) "rrihte-gruan-e-ajo-iku-tek-i-ati-28-vjecari-nga-lezha-i-hedh-granate-ne-oborrin-e-shtepise-e-shperthyen-ekspertet-e-renea-s"

Rrihte gruan e ajo iku tek i ati, 28-vjeçari nga Lezha i hedh granatë në oborrin e shtëpisë, e shpërthyen ekspertët e RENEA-s

Gazeta Express

07/12/2019 10:39

Një 28-vjeçar me iniciale P.D., nga Lezha është arrestuar pasi hodhi një granatë në oborrin e vjehrrut të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, pasi bashkëshortja e 28-vjeçarit ishte kthyer të jetonte me prindërit e saj.

I riu nga Lezha e dhunonte bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar në Polici duke u pajisur edhe me një urdhër-mbrojtje. Mesa duket për shkak të denoncimit të saj, i riu ka vendosur që t’u hedhë një granatë në oborrin e shtëpisë.

Lexo Edhe:

Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer në momentin që është hedhur dhe është pikasur nga banorët e shtëpisë. Menjëherë kanë njoftuar në Polici, për të bërë më pas shpërthimin e granatës nga ekspertët xhenier të RENEA-s.