Ju njoftojmë se pas zhvillimve të fundit dhe situatës së krijuar nga Virusi COVID-19, Kujtesa si Operator esencial, përvec mundësive për të kryer pagesat e shërbimeve në mbi 400 pika të shitjes tek parnerët pagestarë, vazhdon të punoj në të gjitha lokacionet e saja me orarin Hane/Premte 08:00-19:00 & E Shtunë 08:00 – 15:00 dhe ku njëkohsisht ju bëjnë thirrje që të shfrytëzoni platformën e-commerce për të realizuar pagesat e shërbimeve tuaja online në my.kujtesa. com, ata për të lehtësuar edhe më shumë situatën për klientët e saj duke qëndruar në shtëpi, mundëson që Kujtesa të vijë tek ju.
Duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve për Mbështetjen e Klientëve në: 800 400 40 si dhe duke shënuar në faqën e tyre zyrtare Kujtesa Support në Facebook, ju mund të njoftoni kompaninë për skadimin e shërbimeve dhe adresën e vendbanimit kudo në Prishtinë, Fushë Kosovë si dhe tani edhe ne Qytetet tjera si: Kastriot, Lipjan, Mitrovice, Vushtrri, Gjilan, Kamenice, Viti, Besiane
ku kjo e fundit dërgon Inkasantin në shtëpinë tuaj me të gjitha masat e marra dhe vendimet e fundit, për të kryer pagesat e shërbimeve dhe për të aktivizuar ato menjëhere.
Në këto zhvillime të fundit kemi kuptuar se Interneti është esencial dhe i domosdoshëm, dhe Kujtesa është kompania e parë që mundëson klientëve të trye një shërbim të tillë, duke qëndruar në shtëpi.
Rrini në shtëpi, komunikoni bashkë në një rrjet.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...