Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, katër të vdekur - Gazeta Express
string(52) "rrezohet-nje-helikopter-ushtarak-rus-kater-te-vdekur"

Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, katër të vdekur

Gazeta Express

26/05/2020 11:05

Një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar në gadishullin verilindor Chukotka, duke lënë të vdekur katër persona.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës dhe është shkaktuar nga një defekt teknik, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Guvernatori i rajonit Chukotka, Roman Kopin, tha se helikopteri i ushtrisë është rrëzuar në aeroportin “Ugolnyye Kopi”, afër qytetit Anadyr, duke shtuar se ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Helikopteri i rrëzuar ishte i tipit “Mi-8”, i dizajnuar në periudhën sovjetike. Ai ka përdorim të gjerë në Rusi dhe në rreth 50 shtete të tjera të botës.

Më së shumti përdoret për transportimin e personelit ushtarak dhe civil dhe kohëve të fundit ky model është përfshirë në disa aksidente.

Në vitin 2018, një helikopter i këtij tipi ishte rrëzuar në Siberi, me ç’rast kishin vdekur 18 persona.