Rrëzohet në kanionet e Tepelenës 20-vjeçari amerikan
Shqiperi
Gazeta Express
03/10/2022 16:15
Një 20 vjeçar amerikan është rrëzuar në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet
zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur
nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.
Ai është transportuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.