Rreziqet shëndetësore që i sjellin mizat kur prekin ushqimin - Gazeta Express
string(60) "rreziqet-shendetesore-qe-i-sjellin-mizat-kur-prekin-ushqimin"

Gazeta Express

14/10/2020 9:01

Rreziqet shëndetësore që i sjellin mizat kur prekin ushqimin

Gazeta Express

14/10/2020 9:01

Janë dy rrugë që mund t’i bëni kur një mizë bie në ushqimin tuaj: ta hudhni menjëherë ushqimin ose të vazhdoni sikur s’ka ndodhur asgjë.

Por, edhe pse është vetëm një mizë, kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha, të panjohura ndoshta.

Lexo Edhe:

Është e ditur që mizat e ndotin ushqimin. Ato mund të ndikojnë në krijimin e disa krijesave të vogla, pro që mund të sjellin probleme shumë të mëdha.

1. Ato mund të vjellin në ushqimin tuaj.

Mizat e shtëpisë ushqehen duke thithur lëngje nëpër gojën e tyre me tuba. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse çdo vakt të tyre, duhet ta kthejnë në lëng. Për ta bërë këtë, ato hedhin pështymë mbi ushqimin tuaj, që mund të përmbajë si për shembull, mish i kalbur ose jashtëqitje.

2. Mund të vendosin vezë në ushqim.

Ushqimi i shijshëm që e keni përgatitur, mund të shndërrohet në strofull të përsosur për vezët e mizave. Pas një kohe, ato do të rriten në miza të vogla shtëpie, krimba ose larva, që mund të helmojnë me baktere. Kështuqë keni parasysh, mbulojeni gjithmonë ushqimin tuaj.

3. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta shndërrojnë ushqimin tuaj në strofull bakteresh.

Universiteti Teknologjik “Nanyang” thotë se çdo hap i mizës, mund të ndikojë në përhapjen e infeksioneve. Ato përmbajnë numër të lartë të mikrobëve që gjenden në pjesën e jashtme të trupit të tyre, bënë të ditur ‘brightside’.

4.Mizat mund të përhapin mbi 65 sëmundje.

Mizat e shtëpisë mund të transmetojnë së paku 65 sëmundje të ndryshme tek njerëzit, duke u zvarritur nëpër mbeturina dhe ushqim. Kjo përfshin diarrenë, kolerën dhe sëmundjen e lebrës. Vlen të përmendet se nuk janë vetëm njerëzit që mund të infektohen nga prekjet e mizës. Ato i përhapin edhe tek pulat, derrat e të tjerë.