Rreziku nga sulmet kibernetike në kohë pandemie - Gazeta Express
string(47) "rreziku-nga-sulmet-kibernetike-ne-kohe-pandemie"

Rreziku nga sulmet kibernetike në kohë pandemie

Gazeta Express

02/04/2020 15:31

Përderisa virusi Covid-19 po përhapet në masë të madhe në gjithë botën, hakerët po shfrytëzojnë dëshirën e madhe të njerëzve për tu informuar rreth kësaj pandemie.

E masat e shumta dhe të jashtëzakonshme kanë rritur rrezikun në internet në masë të madhe. Kjo pasi, vetëm gjatë javëve të fundit shumë studiues kanë vlerësuar se gjatë kësaj kohe njerëzit janë më lehtë të manipulueshëm.

Lexo Edhe:

Në SHBA, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës, në një deklaratë ka paralajmëruar amerikanët që të kenë kujdes ndaj email-ve që zakonisht kanë si subjekt koronavirusin dhe posedojnë  përmbajtje mashtruese. Njëjtë ka vepruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila paralajmëroi se krimi kibernetikë në BE është rritur për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ndërkohë, në Kosovë policia gjatë javëve të fundit ka bërë arrestime për veprat penale, ‘hyrje në sistemet kompjuterike’ dhe ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, dhe këto arrestimu kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Gjakovë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Paralajmërim për rrezikun nga sulmet kibernetike në vendin ka bërë avokati, Arianit Koci, përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas tij, për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus janë shpeshtuar edhe blerjet online të cilat e bëjnë një terren të përshtatshëm për sulmuesit online apo kriminelët e internetit, siç i quan vetë Koci.

Madje, Koci tregon se si edhe vetë është përballur me situata të tilla të sulmeve kibernetike.

Pas kësaj, policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka raportuar për rritje të sulmeve kibernetike, si pasojë e masave të marra ndaj virusit Covid-19.

“Fatkeqësisht, kjo situatë e krijuar po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme.”

“Vlen të theksohet se nga fillimi i shfaqjes së pandemisë COVID-19 është vërejtur një rritje e profileve të rrejshme në rrjete sociale, përmes të cilave keqbërësit kibernetikë kanë tentuar të përfitojnë duke dezinformuar me lajme të rrejshme”, thuhet në komunikatën e policisë.

E si rrezik të madh të sulmeve të tilla në këtë kohë pandemie, e shohin edhe ekspertët e sigurisë kibernetike në vendin tonë.

Ndryshe, Kosova ka ligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, i cili ka për qëllim parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve përmes sistemeve kompjuterike, duke ofruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të dhënave personale.