Rreziku nga Ariu, mbyllet parku i Gërmisë - Gazeta Express
string(40) "rreziku-nga-ariu-mbyllet-parku-i-germise"

Rreziku nga Ariu, mbyllet parku i Gërmisë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2021 16:10

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht parku i Gërmisë, raporton Gazeta Express.

Ahmeti ka thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak të evitimit të rrezikut pasi në këtë park është vërejtur një ari.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojmë vendimin e të mos fekuentojnë këtë park.

“Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.  Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë

Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.  Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj.