Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço drejt Thethit - Gazeta Express
string(71) "rrezik-nga-orteqet-policia-shqiptare-bllokon-rrugen-qe-co-drejt-thethit"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 19:21

Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço drejt Thethit

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 19:21

Policia e Shtetit njofton se, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe rrezikut nga orteqet e dëborës, segmenti rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth do të mbetet i bllokuar gjatë natës.

“Sipas analizës së riskut dhe komunikimeve me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, qarkullimi i automjeteve nuk do të lejohet gjatë orëve të natës, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe kufizimit të fushëpamjes.Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim të mjeteve borëpastruese dhe shërbimeve policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë vendimin dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat me rrezik nga orteqet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement