Dhjetëra flamuj të SHBA-së dhe NATO-s janë vendosur mbrëmë tek objekti i Qeverisë së Kosovës, një ditë para protestës së paralajmëruar nga Vetëvendosja
Kjo vendosje e flamujve ka ardhur pas tensionimit të raporteve mes Amerikës dhe Kosovës nga Qeveria Kurti.
Sinjali i vendosjes së këtyre flamujve vjen pas sulmeve të fundit nga Kurti në drejtim të ambasadorit Richard Grenell.
Ende nuk dihet se cilët aktivistë apo persona i kanë vendosur këta flamuj.