“Rreth” apo kamera e mallkuar në një film të metrazhit të shkurtër - Gazeta Express
string(64) "rreth-apo-kamera-e-mallkuar-ne-nje-film-te-metrazhit-te-shkurter"

“Rreth” apo kamera e mallkuar në një film të metrazhit të shkurtër

Arte

Gazeta Express

20/10/2021 22:43

“Rreth” është tematika e filmit të metrazhit të shkurtër kosovar, me regji të regjisorit Jon Saqipi

Këto ditë në Prishtinë është dhënë premierë filmi i metrazhit të shkurtër, “Rreth” me regji të Jon Saqipit.

Lexo Edhe:

Tematika e këtij filmi është moderne derisa trajton një kamerë e cila është e mallkuar. Të obsesionuar pas teknologjisë, filmi fillon në një autostradë ku paparitur një djalosh del para një makinë, duke bërë kështu vetëvrasje.

Personi që e vret këtë djalosh merr një çantë në të cilën është një kamerë.

Ajo kamerë është e mallkuar, pasi që nëse xhiron më të do të shohësh diçka tjetër, si konflikte në çift apo konflikte të tjera.

Por, në realitet nuk ndodh asgjë e veçantë dhe çiftet janë të lumtura dhe kamera nuk paraqet jetën reale të atij çifti, e cila jetë është e lumtur.

Filmi është dhënë para disa dite në Fakultetin e Arteve dhe pritet që të konkurrojë edhe në disa festivale ndërkombëtare.

Në rolet kryesore të këtij filmi luajnë: Sherif Bega, Shengyl Ismaili, Shkumbin Veseli, Rabije Kryeziu dhe Fatmir Haliti. /GazetaExpress/