Rreth 90% e rasteve të reja me COVID-19 buron nga kontaktet brenda 15 familjeve - Gazeta Express
string(78) "rreth-90-e-rasteve-te-reja-me-covid-19-buron-nga-kontaktet-brenda-15-familjeve"

Gazeta Express

05/06/2020 18:36

Rreth 90% e rasteve të reja me COVID-19 buron nga kontaktet brenda 15 familjeve

Gazeta Express

05/06/2020 18:36

Pesëmbëdhjetë familje i përbëjnë rreth 90 për qind të rasteve të reja të të prekurve nga KOVID-19, tregon analiza e klasterëve të pacientëve të sapodiagnostifikuar, përcjell Gazeta Express.

Kjo, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, tregon se sëmundja po përhapet ngushtë në kuadër të këtyre klasterëve, por ka edhe raste të reja dytësore që është dëshmi se virusi ekziston dhe është duke u përhapur.

Lexo Edhe:

“Padiskutim se kemi një valë të dytë që është rezultat i mosrespektimit të masave për tubime dhe grupime që e dëshmon edhe ekspertiza detajuese në pyetësorët e detajuar epidemiologjikë. Por numri i rritur i të prekurve është i pritshëm për shkak të mënyrës së testimit që u zbatua ditëve të kaluara”, theksoi Filipçe në pres konferencën e sotme.

Theksoi se pritshmëritë janë se kjo valë shumë shkurt do të zgjasë, por megjithatë, siç tha, janë maksimalisht të kujdesshëm.

Në mesin e të prekurve janë edhe 11 punonjës shëndetësorë nga SPQ “8 Shtatori” dhe dy punonjës shëndetësorë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri.

Filipçe theksoi se ka numër të madh të rasteve asimptomatike dhe me simptoma të lehta por kjo, sips tij, nuk do të thotë se virusi nuk është i rrezikshëm pasi ka edhe raste të pacientëve me pasqyrë klinike të rëndë.

Vlerëson se vendimi për masa restriktive është i arsyeshëm, ndërsa Komisioni për sëmundje infektuese këto dy ditë do të bëjë analizë të detajuar dhe të dielën do të mbajë takim në të cilin do të shqyrtohen hapat e arshshëm.

“Virusi është këtu, po përhapet, ndërsa mosrespektimi i masave do të thotë vazhdim i krizës”, porositi Filipçe