Rreth 80 milionë amerikanë rrezikohen nga stuhitë e fuqishme në lindje të SHBA-së


Gazeta Express
14 Prill 2019 14:17

Stuhia që mbyti dy njerëz në Teksas dhe një në Louisiana e ka kaluar rajonin e Misisipit dhe Alabamas, duke e zhvendosur rrezikun e erërave të forta dhe tornadove në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Haley Brink, meteorolog amerikan, ka thënë se më shumë se 80 milionë njerëz janë të rrezikuar nga moti i lig që po mbretëron gjatë kësaj fundjave për shkak të stuhive të rrezikshme, tornadove dhe erërave të fuqishme.

“Stuhia do të lëvizë drejt Nju Jorkut, Uashingtonit dhe Atlantas. Rreziku i madh është afër Ohios”, tha meteorologu Derek Van Dam. Ai shtoi se tornadot janë më të rrezikshëm gjatë natës sepse dallohen vështirë dhe njerëzit mund të mos jenë të informuar sepse janë në gjumë.

Stuhia afër bazës ajrore “Columbus” në Misisipi e ka fuqinë shkatërruese në radar. Kjo do të thotë se ajo mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Erërat e fuqishme po vlerësohen si kërcënimi më i madh. Stuhia do të vazhdojë edhe gjatë orëve të pasdites të dielën, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart