Rreth 6 mijë të infektuar me koronavirus në Gjermani, 184 të vdekur për 24 orë - Gazeta Express
string(77) "rreth-6-mije-te-infektuar-me-koronavirus-ne-gjermani-184-te-vdekur-per-24-ore"

Rreth 6 mijë të infektuar me koronavirus në Gjermani, 184 të vdekur për 24 orë

Gazeta Express

05/04/2020 17:01

Gjermania po vazhdon të jetë ndër vendet me numrin më të madh të të prekurve me virusin COVID-19

Në Gjermani, 5.936 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 91.714.

Lexo Edhe:

Sipas Institutit Robert Koch, është e treta ditë që numri i të infektuarve të ri ka rënë pasi 6,082 raste të reja janë raportuar të shtunën, dhe 6.174 të premten, raporton Reuters.

Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve u rrit me 184 – në 1.342, transmeton KosovaPress.