Rreth 32 mijë mërgimtarë janë regjistruar në mënyrë elektronike - Gazeta Express
string(63) "rreth-32-mije-mergimtare-jane-regjistruar-ne-menyre-elektronike"

Ballina

Gazeta Express

07/03/2021 13:34

Rreth 32 mijë mërgimtarë janë regjistruar në mënyrë elektronike

Ballina

Gazeta Express

07/03/2021 13:34

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit po rritet çdo ditë, transmeton Alsat. Sipas këtij institucioni që nga 1 marsi deri më sot janë regjistruar gjithsej 32.752 persona nga disapora.

“Problemi i mos marrjes së mesazhit kthyes në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar”, thonë nga ESHS.

Lexo Edhe:

EShS thekson se regjistrim përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 mars. Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik.