Rreth 270 të infektuar me koronavirus po trajtohen nëpër spitalet e vendit - Gazeta Express
string(74) "rreth-270-te-infektuar-me-koronavirus-po-trajtohen-neper-spitalet-e-vendit"

Gazeta Express

09/07/2020 15:13

Rreth 270 të infektuar me koronavirus po trajtohen nëpër spitalet e vendit

Gazeta Express

09/07/2020 15:13

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 268 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet e përgjithshme, raporton Express.

Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoterapi, 2 raste më të komplikuara në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Lexo Edhe:

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Ndërkohë, në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.

Përveç të infektuarve që po trajtohen në QKUK, 102 pacientë të tjerë po trajtohen në shtatë spitalet e përgjithshme.

“Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara”, thuhet në raport. /Gazeta Express