Rreth 200 persona vrapojnë në kujtim të sportistit Artan Venhari


Gazeta Express
10 Shtator 2019 13:56

Pas vdekjes tragjike të Artan Venharit në një aksident me paragllajd, klubi i vrapimit “XTrailers” ka organizuar një vrapim kushtuar Venharit si anëtar i këtij grupi.

Rreth 200 njerëz i janë bashkangjitur vrapimit për të kujtuar Venharin i cili ishte shumë aktiv në jetën sportive.

Vrapimit iu bashkëngjit edhe Mimoza Kusari e cila tha se vdekja e hershme dhe e papritur e Artan Venharit e ka prekur thellë çdokënd.

“Artani nuk është më në këtë botë, por mesazhi i jetës që jetoi, buzëqeshja që mbajti dhe afërsia e tij me njerëzit, do të jenë përgjithmonë me ata zemrat dhe jetët e të cilëve i preku ai”, tha ajo.

Artan Venhari gjeti vdekjen në një aksident gjatë lëshimit me paragllajd në Prizren të shtunën.

Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.

Te fundit


Kthehu lart