Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet reagim urgjent - Gazeta Express
string(52) "rreshqitje-dheu-ne-restelice-kerkohet-reagim-urgjent"

Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet reagim urgjent

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 9:53

Deputeti Adem Hoxha ka njoftuar se mbrëmë në Restelicë ka pasur rrëshqitje të reja dheu, raporton Express.

Sipas Hoxhës, rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë banorët dhe se lëvizja tashmë është vështirësuar.

Lexo Edhe:

Ai u ka bërë thirrje shërbimeve kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e metëjshëm.

“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka thënë Hoxha.

Kjo deklaratë e tij është shpërndarë në faqen e partisë në Facebook./Gazeta Express