Rregullat nuk vlejnë për Policinë e Kosovës, tejkalojnë disa vetura në vijë të plotë


Gazeta Express
11 Shtator 2019 15:11

Janë të thirrur për të vendosur rend dhe rregull në komunikacion. Por rregullat nganjëherë po thyhen edhe nga vetë ata që janë të obliguar t’i zbatojnë.

Bëhet fjalë për Policinë e Kosovës.

Këta të fundit sot kanë bërë shkelje në komunikacion. Në vijë të plotë, Policia e Kosovës me veturë zyrtare kryejnë tejkalim në magjistralen Pejë-Istog, duke rrezikuar kështu sigurinë në komunikacion.

E gjithë ngjarja është kapur nga ana e një qytetari.

Te fundit


Kthehu lart