Rrëfimi i shqiptarit: 11 vagona treni më kaluan mbi trup, sot jetoj pa këmbë e duar


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 18:15

Sot në “Ftesë në 5” u trajtua historia e pabesueshme e Izet Onuzit, 50 vjeçari nga Kukësi që humbi duart e këmbët gjatë një aksidenti me tren 25 vite më parë.

Izeti tregoi se si makina ku po udhëtonte bashkë me katër persona të tjerë përfundoi në shinat e trenit dhe pas përplasjes tre personat shpëtuan shëndoshë e mirë, por mbi trupin e tij kaluan 11 vagona treni, duke e dëmtuar rëndë, percjell tch.

Izeti falenderoi Zotin që nuk i mori jetën dhe i dha forcë për të nisur një jetë të re, për të punuar e për të krijuar familje.

Sot baba i lumtur i dy fëmijëve, 50 vjeçari lëviz e kryen aktivitete të ndryshme falë protezave, madje ka krijuar një shoqatë që ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme të njëjta.

Te fundit


Kthehu lart